Rikthehen kolonat në kufi, në Jarinjë udhëtarët presin 1 orë e gjysmë

Aktuale

Rikthehen kolonat në kufi, në Jarinjë udhëtarët presin 1 orë e gjysmë

Më: 8 janar 2026 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Pritjet në pikat kufitare janë shtuar sërish, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas përditësimit të fundit pritjet më të gjata janë në Jarinjë deri në 90 minuta e në Merdarë 1 orë.

Ndërkohë, ata që po qarkullojnë përmes Dheut të Bardhë po presin deri në 40 minuta.

Ditët e para të janarit kanë qenë edhe më të ngarkuara, për shkak se mërgimtarët po ktheheshin në vendin ku jetojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat