Peci merr vendim për rrënim dhe lirim të hapësirave publike

Aktuale

Peci merr vendim për rrënim dhe lirim të hapësirave publike

Më: 16 janar 2026 Në ora: 10:25
Faton Peci

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

“Aksione të tilla do t’i kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai më tutje ka thënë se përmes këtij vendimi u bën thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, pasi të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme i shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të përballen me konsekuenca, ashtu siç parashihet me ligj.

Njoftimi i plotë:

Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat