Aksioni i Prokurorisë së Prishtinës, në cak katër persona

Aktuale

Aksioni i Prokurorisë së Prishtinës, në cak katër persona

Më: 19 janar 2026 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës, bashkë edhe me Policinë e Kosovës po e zhvillojnë një aksion.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja Kaltrina Shala.

“Po është duke u zhvilluar ndaj katër personave, dy nga ta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy të tjerë për marrje të ryshfetit”, tha Shala.

“Për informacione të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, theksoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat