Kryeministri Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Aktuale

Kryeministri Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Më: 19 janar 2026 Në ora: 15:37
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër.

Atje do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota.

Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat