Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim për 4 të dyshuarit

Aktuale

Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim për 4 të dyshuarit

Më: 20 janar 2026 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të arrestuar për dallavere me lejet për armë.

Kjo u konfirmua nga Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Prokurori kompetent i shtetit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pranë gjykatës kompetente”.

Në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy të një kompanie private.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat