Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nexha Gjema, ka reaguar ashpër pas ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, duke hedhur poshtë akuzat ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe duke fajësuar drejtpërdrejt privatizimin e sektorit të shpërndarjes dhe furnizimit me rrymë.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Gjema thekson se ndërprerjet nuk janë përgjegjësi e KEK-ut, por pasojë e drejtpërdrejtë e privatizimit të KEDS/KESCO në vitet 2012–2014, gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit.
Sipas saj, shpërndarja dhe furnizimi me energji u shitën për vetëm 26.3 milionë euro, ndërsa konsorciumi turk Çalık Holding dhe Limak Holding kishin obligim të investonin rreth 300 milionë euro në modernizimin e rrjetit – investime që, sipas Gjemës, nuk janë realizuar kurrë.
Postimi i plotë:
Prap na u nal rryma! 🥹
A e dini pse po nalët rryma?
A e dini që jeni tuj shpif për KEK-un?
A e dini kush bash i ka fajet?
E di që e dini.
Ani?…
Pse po rreni pra?!
⚫️ Historia e problemit (për ata që nuk e kan pas kurr të kjartë):
KEDS/KESCO janë privatizu n’vitet 2012–2014.
Qeveria e asaj kohe, n’krye me Hashim Thaçin, e “shiti” përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe strukturave për privatizim shpërndarjen dhe furnizimin që dikur ishin pjesë e KEK-ut (shtetit).
Fitues:
Konsorciumi turk: Çalık Holding + Limak Holding
A e dini për sa u shit?
👉 Për vetëm 26.3 milion euro – komplet, 100%! 😡
Turqit kishin obligim me investu rreth 300 milion euro për modernizimin e rrjetit.
A u investu kjo shumë?
❌ Kurr!
Krejt përgjegjësia politike bie mbi atë qeveri dhe atë shumicë parlamentare të asaj kohe.
E tash:
Çka ka faj sot KEK-u?
Çka ka faj kjo qeveri?
Çka ka faj Albini?
❓KUSH ASHT KUSH❓
⚫️ KEK-u:
– Prodhon rrymë
– Menaxhon me minierat e thëngjillit
– Nuk ta shet rrymën
– Nuk ta çon fakturën
– Nuk e mban rrjetin
❌ Nuk ka kontratë me asnjë qytetar
Pra:
👉 Mos e gabo adresën e mllefit te KEK-u.
Faji i KEK-ut asht vetëm teknik:
kur prishet ndonji bllok, kur s’punon ndonji njësi.
Ama:
Punëtorët janë tuj punu 24/7, n’3 ndërrime, në kushte të randa.
Ata nuk janë hajnat – janë shtylla e sistemit.
Bile aktualisht: Divizioni për Prodhimin e Qymyrit, TC “Kosova A”, TC “Kosova B” janë tuj operuar n’tri njësi (B1, A4 dhe A5) të Korporatës Energjetike të Kosovës ndërsa ekipet teknike janë të angazhume me tri ndërrime, 24 orë pa-nalë, për t’i rikthy sa ma shpejt në operim edhe njësitë B2 dhe A3. Edhe dy njësitë, B2 dhe A3, priten me u kthye në operim sot...
🙏🏼 Respekt për punën e tyne!🤍
⚫️ KEDS (turku)
– Mirëmban rrjetin: trafo, tela, shtylla…
- Ata e mirëmbajnë infrastrukturën e shpërndarjes
– Kur t’bjen rryma n’lagje, fajin e ka KEDS (ata duhet me intervenu)
Pra:
👉 Ndalje të shpeshta = problem i rrjetit = KEDS.
⚫️ KESCO (turku)
– Ta shet rrymën
– Ta çon fakturën
– Pra, ZRRE i caktojnë tarifat, ndërsa
👉 KEDS-KESCO i marrin paret❗️
⚫️ KOSTT
-Transmeton dhe menaxhon tregun e rrymës
-Kontrollon rrjetin e tensionit të lartë
-Rregullon importet dhe eksportet
👉 Balancon sistemin
🔴 Pra kush ka faj?
👉 Fajin ma të madh historik e kanë ata që e shitën sistemin për kurgjo
👉 Ata që s’i detyrun turqit-investitorët me i majt premtimet
👉 Ata që s’e mbrojtën qytetarin.
– Për prishje teknike → nji pjesë t’fajit e ka KEK (sistemi i vjetër, jo punëtori)
– Për ndalje t’rrymës n’lagje → KEDS
– Për fatura → KESCO
– Për krejt këtë rrëmujë → privatizimi i keq i ish-qeverive
🟡 E PSE KEK-u ka met me pajisje të vjetra?
Shkurt e drejt:
KEK-u s’ka pas kurr dorë të lirë në pare.
KEK-u ka prodhu rrymë, por:
• Rrymën s’e ka shit vet
• Paret i ka marrë dikush tjetër
• Çmimet s’i ka caktu vet
Kur s’i ki paret n’dorë, s’ki as renovim serioz.
KEK-u ka mbet: Prodhues pa treg, e punëtor pa arkë.
Renovimi i centraleve me mjete prej vitit 1960 kërkojnë:
• Qindra milion euro
• Plane afatgjata
• Mbyllje të përkohshme të blloqeve
Paret shkun te sektori privat i turqve, e KEK-u mbeti me barrën ma t’madhe, centrale e mjete t’vjetra e plus miniera.
Politika ka pas frikë:
“Nëse e ndalim bllokun, na shajnë se s’ka rrymë.”
E kështu:
👉 S’u ndal kurr sa duhet për me u riparu mirë
👉 U shty gjithmonë “për ma vonë”
Ma vonë u bo… sot.
Evropa nuk don me financu n’qymyr po as n’renovime të termocentraleve. E KEK-u as s’ka fonde të jashtme edhe ka met me çka ka, tuj u mundu tash qeveria me financu sa po ka munsi.
PRANDAJ
Mjaft ma me shpifje ndaj KEK-ut!
🔴 A je i paknaqun?
Qu shko ankohu te:
– KEDS për rrjetin dhe ndërpremjen e rrymës
– KESCO për faturën
Jo te KEK-u!
Se n’rrjetet sociale mytni tuj bërtit,
po në jetë reale jeni melaqe ndaj padrejtësive.
Edhe sidomos ju mediat që po rreni, marre për ju.
Nuk e di me-apo pa qëllim,
por ama veq ju e dini…