Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 janarin e vitit 1998, një ditë që për familjen Jashari nuk ishte e zakonshme.
Haradinaj theksoi se atë ditë baca Shaban me djemtë Ademin dhe Hamzën, edhe me nipa dhe mbesa, u rezistuan sulmeve të armikut në sulmin e dytë ndaj kësaj familjeje emblematike të kombit shqiptar.
“Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, deklaroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
22 janari 1998, për familjen Jashari nuk ishte ditë e zakonshme. Atë ditë, baci Shaban me djemtë Ademin e Hamzën, me nipa e mbesa i rezistuan sulmeve të armikut, në sulmin e dytë që iu bë kësaj familjeje emblematike të kombit tonë.
Qëndresa e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!