Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot pati nderin të mirëpres Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington.
Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
"Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, Kryetari i OVL UÇK-së, z. Hysni Gucati, i ndau znj. Whitmore një mirënjohje.
Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", thuhet në njoftim.