Ish-deputeti i LDK-së: Qasja e Trump ndaj Kosovës është më e favorshme se kurrë

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së: Qasja e Trump ndaj Kosovës është më e favorshme se kurrë

Nga: A.SH Më: 24 janar 2026 Në ora: 14:28
Vjosa Osmani

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka vlerësuar se bota po hyn në një fazë të re të zhvillimeve globale, ku diplomacia po shoqërohet gjithnjë e më shumë me forcën.

Në një postim, ai thekson se presidenti amerikan Donald Trump po instalon një logjikë të re të diplomacisë, të bazuar në imponimin e paqes përmes forcës dhe kërcënimit.

Sipas Salihajt, kjo qasje ka tronditur rendin botëror dhe ka zgjuar Evropën përballë rreziqeve të reja të sigurisë.

Ai vlerëson se administrata Trump aktualisht ka një qasje më të favorshme ndaj Kosovës dhe Ballkanit, duke theksuar se Kosova duhet urgjentisht të formojë institucione stabile dhe efikase, në mënyrë që të rreshtohet qartë përkrah aleatëve dhe të shfrytëzojë zhvillimet ndërkombëtare në favor të saj.

Postimi i plotë:

Bota po ndryshon në mënyrë marramendëse, ndërsa Kosova duhet me shpejtësi t'i kap zhvillimet e të aftësohet për t'i shfrytëzuar situatat në favor tonin. Presidenti Donald Tramp po instalon një logjikë të re të diplomacisë, e cila si bazë ka forcën. Shpesh forca po shkon paralelisht me diplomacinë. Madje, disa herë kërcënimi me forcë po i paraprinë diplomacisë.

Presidenti Tramp i zgjoi të gjithë nga gjumi me britma, jo me një zgjim të butë e të kujdesshëm. Qëllimi është që Evropa sa më shpejt të ballafaqohet me realitetin e ri të kërcënimit serioz nga lufta, e cila po troket me shpejtësi në dyerët e saj. Tramp po propagandon paqe, por paqe të imponuar me forcë dhe kërcënim, jo me lutje. Duhet pranuar se efektet Tramp janë shumë të mëdha dhe kanë tronditur nga themelet rendin e fjetur botëror.

Kosova duhet sa më parë t'i formojë institucionet, që të mos jetë e penguar për t'u kyçur në këto zhvillime. Presidenti Tramp, për dallim nga mandati i kaluar, tash ka një qasje shumë të drejtë dhe të mirë ndaj Kosovës dhe zhvillimeve në Ballkan. Të gjitha vendimet që po merren në Vashington janë të drejta dhe të favorshme për ne, madje më të favorshme se pothuajse çdo herë tjetër, përveç rasteve të kthesave të mëdha. Në këto kohë të rirreshtimeve të mëdha, Kosova duhet që të rreshtohet qartë dhe pa dilema përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. Për këtë rreshtim janë të domosdoshme institucionet efikase dhe stabile. Ato na duhen më shumë se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat