Manipulim votash dhe ryshfet, Gjykata shqyrton masat për 23 të pandehur

Aktuale

Manipulim votash dhe ryshfet, Gjykata shqyrton masat për 23 të pandehur

Më: 24 janar 2026 Në ora: 14:52 Përditësuar në ora: 18:38 më 24.01.2026
Foto nga vendi i ngjarjes

Themelorja në Prizren ka pranuar disa kërkesa për paraburgim ndaj 23 personave për manipulim votash

Gjykata Themelore në Prizren bën të ditur se deri tani ka pranuar disa kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 persona, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Prizren.

Për 21 prej tyre, komisionerë, kërkohet paraburgim për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit.

"Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit", njofton zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Sipas tij, për një të pandehur (komisionere) për dy vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit.

"Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit", tha ai.

Sipas tij, dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.

Sipas zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren.

Dje, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zgjedhore, kërcënimit dhe ryshfetit.

Seanca dëgjimore për manipulim votash, prezent Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore që është paralajmëruar të nis sot në ora 14:00 në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj 109 të dyshuarve për manipulim votash në këtë komunë.

Tashmë, të dyshuarit me pranga në duar janë futur brenda gjykatës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka njoftuar se deri në këto momente janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në mesin e 109 të arrestuarve. 

Seanca ndaj të dyshuarve: I rëndohet gjendja shëndetësore një komisioneri, intervenon ndihma e shpejtë

Kanë arritur tek objekti i Gjykatës Themelore të Prizrenit të dyshuarit për manipulim të votave të 28 dhjetorit.

Me të hyrë në objekt, njërit prej të dyshuarve i është rënduar gjendja shëndetësore.

Me çrast, ekipi i ndihmës së shpejt të Prizrenit ka arritur në vendin e ngjarjes ku dhe i kanë dhënë nidhmën e parë mjekësore.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave në mesin e 109 të arrestuarve.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, dhe në ora14:00 është casktuar një seancë dëgjimore dhe në ora 15:00 është casktuar seanca e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj. 

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash”

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë.

Ata janë sjellë nën përcjellje policore, me pranga në duar.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore, ka njoftuar se kanë pranuar 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme do të mbahen katër seanca dëgjimore për të dyshuarit e ndaluar të premten në aksionin e madh të Policisë dhe Prokurorisë.

Kërkohet paraburgim për 11 persona të dyshuar për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në orën 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, ndërsa në orën 15:00 është caktuar seanca e radhës, dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj në një prononcim për media.

Ai njëherësh bëri të ditur se për ditën e sotme do të mbahen katër seanca dëgjimore lidhur me rastin në fjalë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat