Hoti dhe Abdixhiku, produkt i Isa Mustafës – paralajmërim nga familja Imeri

Aktuale

Hoti dhe Abdixhiku, produkt i Isa Mustafës – paralajmërim nga familja Imeri

Nga: A.SH Më: 26 janar 2026 Në ora: 11:01
Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti

Familja e veprimtarit Haki Imeri kritikon ashpër udhëheqjen aktuale të LDK-së, duke thënë se partia nuk udhëhiqet më nga fryma rugoviane, por nga grupi i Isa Mustafës.

Sipas tyre, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë ndryshim, ndërsa LDK po rrënohet nga intrigat e brendshme dhe ndikimet e klaneve politike, duke u larguar nga idealet shtetformuese rugoviane.

Shkrimi i plotë:

Miq,

-LDK sot nuk po udhëhiqet më nga fryma rugoviane, por nga grupi i Isa Mustafës, i cili po abuzon me elektoratin e mbetur rugovjan.

-Tragjedia është se nuk ka mbetur asnjë figurë autentike e frymës së Ibrahim Rugovës që të kandidojë për kryetar partie dhe t’u bëjë ballë intrigave të- brendshme.

-Në vend të kësaj, ripaketojne dy kandidatë të Isa Mustafës: -Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku..

- Njëri paraqitet si “shpëtimtar” për ta zëvendësuar tjetrin, por në thelb të dy janë produkt i së njëjtës frymë, i të njëjtit rreth dhe i të njëjtit projekt politik që e solli LDK-në në këtë gjendje.

-Me fjalë të tjera, grupet e lidhura me Hashim Thaçin brenda LDK-së, të instaluara dhe të mbrojtura nga Isa Mustafa, e shkatërruan LDK-në dhe tani po përpiqen ta rimarrin peng partinë, ose përmes një rikthimi të drejtpërdrejtë, ose duke ia përgatitur terrenin bashkëpunëtorit dhe bashkëpartiakut të tyre, Avdullah Hotit.

-Qëllimi është i njëjtë: te, rrenojne LDK-në edhe më tutje, dhe fundi i saj eshte humnera ..

-Sot, LDK nuk ka asnjë frymë rugoviste që t’i bëjë ballë makinacioneve të Isa Mustafës dhe aleancave të errëta politike që e kanë kapur partinë për fyti.

-Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë ndryshim.

-Ata janë vazhdimësi e Isa Mustafës dhe e frymës së kreut së NPK-së, e cili po përballet me drejtësinë për vrasjet e figurave ushtarake dhe politike të LDK-së dhe të Kosovës.

-Kjo është arsyeja pse LDK sot nuk është më shtëpia e rugovistëve. -Është bërë vegël e klaneve, kriminale dhe jo bartëse e një idealit shtetformues , rugovjan.

-Dhe derisa kjo të mos ndryshojë rrënjësisht, LDK do të vazhdojë të zbrazet, jo vetëm nga votuesit, por edhe nga historia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat