Momenti kur nxirret nga rrënojat 16-vjeçari që i ra muri në Han të Elezit

Aktuale

Momenti kur nxirret nga rrënojat 16-vjeçari që i ra muri në Han të Elezit

Më: 30 janar 2026 Në ora: 23:00
Shembet muri në Han të Elezit

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Han të Elezit, ku një mur mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një veturë, duke lënë të bllokuar shoferin, një 16-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli ku bëri të ditur se në veturë ndodhej vetëm shoferi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Emergjencës dhe të Zjarrfikësve nga Hani i Elezit, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për nxjerrjen e personit të bllokuar. Shoferi ka qenë me vetëdije, por i ngujuar brenda veturës nën rrënoja.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Han të Elezit.

“Rreth orës 22:00, njësia e zjarrfikësve ka arritur ta nxjerrë nga vetura 16-vjeçarin, i cili kishte pësuar lëndime trupore, por ka qenë me vetëdije. I njëjti është dërguar nga njësia emergjente për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Hanit të Elezit”, ka bërë të ditur Veseli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat