Faton Peci ironizon me LDK-në pas prishjes së koalicionit: Me 3% s’punon as iPhone-i

Aktuale

Faton Peci ironizon me LDK-në pas prishjes së koalicionit: Me 3% s’punon as iPhone-i

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:43
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci e ka “goditur” indirekt degën e LDK-së në këtë komunë, pas largimit të tyre nga koalicioni lokal në këtë qytet.

Prishjen e marrëveshjes me LDK-në, Peci e konfirmoi me qasje ironike.

“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ndërkohë, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat