Intervistohen disa të dyshuar për manipulime me vota në Obiliq

Aktuale

Intervistohen disa të dyshuar për manipulime me vota në Obiliq

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës në Prishtinë për grumbullimin dhe sigurimin e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me datë 4 shkurt 2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat