Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, ajo që nuk kuptojnë Rubin, Clark dhe të tjerët është që..

Aktuale

Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, ajo që nuk kuptojnë Rubin, Clark dhe të tjerët është që..

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Në fjalën e saj, Prokuroria po pretendon se Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, andaj deklaratat e këtyre të fundit duhet të merren me rezervë lidhur me UÇK-në, komandën e organizatës dhe rolin e ish-eprorëve në të.

“Ata nuk e dinin se ai [Thaçi] mund të bënte emërime ushtarake...

Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet se si funksiononte UÇK-ja.

Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin asnjë interes për të kuptuar çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat