Nesër seanca konstituive, Basha thërret në takim krerët e partive

Aktuale

Nesër seanca konstituive, Basha thërret në takim krerët e partive

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 12:26
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar në takim krerët e subjekteve politike.

Kjo pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive.

Ky takim i Bashës me kryetarët do të fillojë në orën 17:00, dhe ka për qëllim përgatitjet për seancën e nesërme.

Seanca konstituive nis nesër me fillim të orës 12:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat