Nesër mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Aktuale

Nesër mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 23:09
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 17:00 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit për media në rend të ditës është shpallja e zgjedhjeve të brendshme të rregullta në AAK.

Takimi mbahet në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për strategjitë dhe prioritetet politike të partisë për periudhën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat