Tomë Gashi publikon videon e vjetër të Kajtazit: “A del në protestë më 17 shkurt në përkrahje të UÇK-së?”

Aktuale

Tomë Gashi publikon videon e vjetër të Kajtazit: “A del në protestë më 17 shkurt në përkrahje të UÇK-së?”

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 06:49
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video të mëhershme të gazetarit Vehbi Kajtazi, në të cilën ai shprehej kritik ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Videoja e shpërndarë nga Gashi është rikthyer në vëmendje në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës – kur është paralajmëruar mbajtja e një proteste në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes publikimit, Gashi ka ngritur pyetje publike nëse Kajtazi do të marrë pjesë në protestën e 17 shkurtit në mbështetje të UÇK-së dhe të Hashim Thaçit.

“A del ky…! A del ky në protestë më 17 shkurt në përkrahje të UÇK-së dhe të zotit Hashim Thaçi…!”, ka shkruar Gashi krahas videos së publikuar.

Protesta e paralajmëruar pritet të mbahet në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat