Avokati i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka ofruar asnjë provë që dëshmon se komunikatat apo deklarime publike nxitën po kanë pas efekt në kryerjen e krimeve të pretenduara në aktakuzë, raporton KosovaPress.
Ai shembull mori rastin e Vojslav Sheshelit i cili pas një deklarimi në Vojvodin kishte ndodhur spastrim i kroatëve, e duke përmendur këtë rast, Mishetiq tha se ZPS nuk ka arritur të argumentojnë asnjë rast të tillë që pas komunikatave kanë ndodhur krime.
“Nuk kemi prova që komunikatat pasuan me krime”
“Këtë po themi se duhet të vërtetojnë diçka, duhet të vërtetojnë që deklarata janë përkthyer në efekt kanë pasur efekt të paktën për një kryes për ndonjë nga krimet në aktakuzë përndryshe po flasim teorikisht a ka pasur deklarata ndikim në kryerjen e krimeve...12/48/33Duhet të ketë prova të mjaftueshme që të dalin në përfundimin se ka pas kontribut të konsiderueshëm prandaj kemi cituar Sheshelin po e bëjmë dallimin ju e thoni nxitje ne po themi kontribut në konsiderueshme, e kemi rastin e Sheshelit që në mënyrë të padyshimtë ka qenë i përfshirë në mënyrë të konsiderueshme në Kroaci, Bosnje dhe u shfajësua me përjashtim të nj ë rasti në Vojvodin ku ka bërë një fjalim dhe të nesërmen për shkak të këtij fjalimi është bërë një spastrim kroatëve atje. Ky është një incident që u krijuar në lidhje me rastin e Sheshelit ne argumentojnë se i njëjti arsyetim jo vetëm që duhet të zbatohet por është zbatuar në rastet e NPK duhet gjetur një lidhje për të dal në përfundim se atmosfera është shkaktuar për shkak të një komunikate dhe që shkurtimisht pas një komunikate disa kryes kanë lexuar komunikatën në shtypin e mëngjesit dhe për shkak të komunikatës kanë kryer atë që kanë kryer dhe të dilet në përfundimin se një dy tre e katër ditë më pas krimet janë kryer për shkak të tekstit të komunikatës nuk e kemi asnjë provë të këtij lloji ”, tha ai.
Kjo përgjigje e avokatit të ish-presidentit Thaçi erdhi pas pyetjes që parashtroi gjyqtari, Christopher Barthe lidhur me atë që mbrojtja ka deklaruar se ZPS nuk ka demonstruar lidhjes të komunikatave të UÇK-së dhe krimeve të pretenduara në aktakuzë.
Mbrojtja pretendon se ZPS nuk ka demonstuar lidhjen e deklaratave publike dhe krimeve
“Pretendoni se ZPS nuk ka demonstruar lidhjen mes deklarata publike të UÇK dhe krimeve të cilat akuzohen në aktakuzës dhe keni përfshirë edhe raste që edhe nxitja është një formë e përgjegjësisë penale dhe thoni ndonëse kryerja përmes nxitjes të NPK ka elemente të ndryshme kërkohet lidhje shkakësore në mes të deklaratave të pretenduara publike dhe krimeve që rezultuan për shkak të tyre...Që të jemi të sigurt dhe ta kemi kuptuar siç duhet ju nuk po thoni se forma e përgjegjësisë penale për NPK ishte vërtetuar nga prokuroria qoftë me gojë apo me shkrim dhe kjo ka ndikuar në vendimin që është marr nga kryesi i drejtpërdrejtë”, tha ai.
Pyetje për prokurorinë parashtroi gjyqtari, Guénawl Mettraux i cili tha se a e ka kuptuar drejtë aktakuzën e ZPS-së.
“Ju kërkoni shpallje të fajësisë për 10 pikat e aktakuzës, por jo për secilin incident”
“Ju i kërkoni trupit gjykues të shpall fajësinë në lidhje me secilin nga 10 akuzat që ngritën në aktakuzë por nuk i kërkoni trupit gjykues të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzat”, pyeti ai.
Prokurori, Nathan Quick tha se trupi gjykues duhet ta shqyrtojë çdo incident individual, por pikat janë për ato dhjetë krime
Quick: Duhet të shqyrtoni çdo incident individual
“Krimet janë bazuar në incidente individuale sigurisht që duhet të shqyrtoni që duhet të shqyrtoni çdo incident individual por pikat janë për këto 10 krime”, tha ai.
Kurse, pyetjes së gjyqtarit, Mattraux se çfarë është një grup i armatosur jo shtetëror dhe çfarë duhet të respektoj detyrimet dhe se kaosi a e përligj ndalimin arbitrar apo ekzekutimin pa një proces të rregullt ligjor, prokurori James Pace i cili mohoi një gjë të tillë.
Pace: Kaosi i luftës nuk e përligj ndalimin arbitrar
“Kaosi i luftës rrethanat e përligjin ndalimin arbitrar, jo”, tha ai.