Mbrojtja e Thaçit kërkon që trupi gjykues të marrë vendim shfajësues

Aktuale

Mbrojtja e Thaçit kërkon që trupi gjykues të marrë vendim shfajësues

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 11:15
Hashim Thaçi e Rexhep Selimi

"Shpallni pafajësinë për të gjitha aktakuzat", tha avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq në fund të fjalës së tij.

Paraprakisht, ai pretendoi se ZPS nuk ka paraqitur prova që tregojnë kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

"Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në atakuzë. ZPS për këtë nuk ka treguar asnjë provë", tha ai.

Pas mbrojtjes së Thaçit, fjalën e ka marrë avokati i Veselit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat