Thaçi i hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë së ia ka pasur qëllime ta merrte kontrollin në Kosovë, duke thënë se asokohe studionte në Zvicër.
“Në kohën e masakrave në Qirez, Prekaz e Likoshan në fillim të vitit 1998 unë isha student në universitetin e Zurihit, dhe atëherë nuk po bëja plane për ta marrë kontrollin në Kosovë, por për t’i kaluar provimet”, tha Thaçi.
Ai shtoi se “i vetmi njëri që po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi, për një gjenocid të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë u detyrua ta lëshoja Kosovën më herët, sepse më ndiqte regjimi i Millosheviqit”.
Thaçi gjithashtu shprehu keqardhje për viktimat e luftës në Kosovë, duke thënë “unë bashkëndiej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”. / REL