Integrimi evropian dhe sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kurtit me emisarin e BE-së

Aktuale

Integrimi evropian dhe sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kurtit me emisarin e BE-së

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:24
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Emisari Sorensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.

Ndër tjerash në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend.

Si dhe, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat