Italia konfirmon mbështetjen për Kosovën në takimin Kurti-Antonini

Aktuale

Italia konfirmon mbështetjen për Kosovën në takimin Kurti-Antonini

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ambasadorin italian, Maurizio Antonini.

Në takim, diplomati italian e uroi Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të Qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të Kryeministrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat