Shkëlzen Gashi ia kujton Kurtit: Dy milionë qytetarë nuk duhet të presin në ethe për emrin e presidentit

Aktuale

Shkëlzen Gashi ia kujton Kurtit: Dy milionë qytetarë nuk duhet të presin në ethe për emrin e presidentit

Nga: A.SH Më: 4 mars 2026 Në ora: 13:45
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit lidhur me pritjen e qytetarëve për vendimet e të huajve.

Gashi thekson se, ashtu si në 2005 kur Kurti kritikoi pritjen e raportit të Kai Eide për statusin e Kosovës, sot nuk është në rregull që dy milionë qytetarë të presin në ethe vendimin për kush do të jetë i pari i vendit të tyre.

Postimi i Gashit:

Albin Kurti dhe Kai Eide

Gjatë vitit 2005 diplomati norvegjez Kai Eide ishte emëruar i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të hartuar një raport për Kosovën, i cili do të tregonte nëse mund të fillonin bisedimet Kosovë-Sërbi për përcaktimin e statusit të ardhshëm politik të Kosovës.

Të gjithë e prisnim në ethe këtë raport, që do të ishte më pas baza e negociatave Kosovë-Sërbi, të ndërmjetësuara nga diplomati finlandez Martti Ahtisaari.

Në një prej tubimeve me qytetarë atëherë, Albin Kurti e pat dhënë një deklaratë, të cilën s'e harroj kurrë, jo vetëm për shkak se e patën citu shumica e mediave të Kosovës, por edhe për shkak se ka qenë shumë e fortë:

"S'është në rregull që dy milionë qytetarë me e pritë në ethe një person se çka do të vendosë: cili do të jetë fati i ardhshëm politik i vendit të tyre".

Po mendoj a është në rregull që dy milionë qytetarë me e pritë në ethe një person se çka do të vendosë: kush do të jetë i pari i vendit të tyre?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat