Donika Gërvalla kundër Vjosa Osmanit? Reagon Milaim Nela - ja thirrja e tij

Aktuale

Donika Gërvalla kundër Vjosa Osmanit? Reagon Milaim Nela - ja thirrja e tij

Nga: A.M Më: 4 mars 2026 Në ora: 16:00
Milaim Nela

Publicisti Milaim Nela ka reaguar në prag të përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.

Në një qëndrim public në Facebook, ai ka shprehur mbështetjen e tij të qartë për një mandat të dytë të Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si figurën më të denjë në krye të shtetit pas Ibrahim Rugova.

Nela ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda spektrit politik, duke lënë të kuptohet se mungesa e unitetit, përfshirë edhe qëndrimet brenda Listës “Guxo”, mund të ndikojë në mosrizgjedhjen e Osmanit, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

KOSOVA DHE INTERESI I SAJ MBI GJITHÇKA - LERINI INATET!

Po duket se jo vetëm Albini por as Lista 'Guxo' nuk e do Vjosën për një mandat të dytë!

Mes tyre më kundërshtarja duket Donika Gërvalla! Lista Guxo me 6 mandatet që ka mund ta vinte Kurtin në vështirësi nëse do të të ishte e unifikuar në këtë çeshtje që ështê kaq e rëndësishme për Kosovën!

Në përplasjen mes Osmanit dhe Gërvallës rreth një letre dërguar para do kohësh në Zyrat e Bashkimit Europian të drejtë ka patur Presidentja pasi letra e Gërvallës ka qenë një gafë diplomatike që nuk duhet ta bënte!

Duhet të kishte kërkimfalje dhe reflektim e jo inat që në fund dëmton Kosovën!

Donika Gërvalla është në Listën GUXO kryesisht për shkak të Vjosa Osmanit dhe staturës se saj.

Ajo mund të bënte karrierë politike duke u anëtarësuar direkt në VV siç e kanë bërë të tjerë por vështirë të kishte postet që ka apo ka patur!

Duhet theksuar se me çfarë kemi parë deri sot Zj Gërvalla nuk ka shkēlqyer në postin e Ministres së Jashtme dhe në rolin e Ministres se Drejtësise mbetet për tu parë!

Tash kur po i afrohemi 24 orëshit të fundit ku mbaron afati i zgjedhjes së Presidentit të ri asht mëse e qartë që nuk do jetë Vjosa Osmani!

Do e kisha pranuar nëse arësyeja do ishte flirti i saj me Edi Ramën dhe mish mashi që bëri me të para dhe gjatë mbledhjes se Bordit të Paqes por nuk e besoj këtë pasi ishte edhe Kurti që i shtroi atij tapetin e kuq në Prishtinë!

Arësyeja e vetme pse unë jam pro Vjosa Osmanit për një mandat tjetër presidencial është puna e saj e jashtëzakonshme që ka bërë për Kosovën në arenën ndërkombëtare e deri sot ajo është presidentja më dinjitoze e Kosovës pas Ibrahim Rugovës.

Në veçanti marrëdhënia që ajo ka ndërtuar me Presidentin Donald Trump i vlen shumë Kosovës në këto momente kyçe të afirmimit të saj!

Nuk shoh asnjë emër tjetër që do ishte interlokutor dhe partner i këtij niveli me Administratën Amerikane!

Ju mund të zgjidhni heronj dhe akademikë në atë post por asnjë nuk do ti vlente sot Kosoves më shumë se #VjosaOsmani

Por me siguri në Kosovë bëhen hesape të tjera e nëse është kështu lus Zotin të mos jenë në dëm të Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat