Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar pas deklaratave të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për gazetarin Çim Peka.
Në reagim thuhet se presidentja po merret me “metafora”, ndërsa, sipas tyre, nuk ka reaguar ndaj akuzave të ish-emisarit amerikan Richard Grenell, i cili e kishte quajtur gënjeshtare publikisht.
Familja Imeri vlerëson se Halil Geci është patriot me kontribut të gjatë dhe se ai kishte ndihmuar në rrugëtimin politik të Osmanit drejt presidencës. Ata kritikojnë gjithashtu vetëvlerësimet e presidentes në intervistë, ku ajo tha se ishte “presidentja më e mirë e shekullit XXI”, duke theksuar se Kosova përballet me probleme reale institucionale dhe ekonomike.
Në reagim përmenden edhe përplasjet institucionale dhe një dekret i ngrirë në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ndërsa kritikohet edhe rrugëtimi politik i Osmanit në raport me figura si Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe raporti i saj me Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.
Shkrimi i plotë:
-Pse Vjosa Osmani 'sulmon' Halil Gecin?
-Ndërkohë ajo hesht kur Richard Grenell e akuzon publikisht se po gënjen...
-Duket sikur presidentja jonë nuk ka më probleme me ekonominë, drejtësinë apo kushtetutën..
-Tani po lufton me… metafora.
-Në intervistën me Çim Peken, presidentja u vetëlavdërua.
-U paraqit si viktimë.
-Dhe vendosi të hapë një front të ri..
-Armiku i radhës: metafora e Bacit Lilë.
-Për shqiptarët, Baci Lilë është patriot i përkushtuar.
-Një njeri me reputacion, etikë dhe atdhetari të dëshmuar ndër dekada.
-Një bagazh i tillë, për fat të keq, i mungon presidentes, i mongonte edhe Hashim Thaçit..
-Kur mungon bagazhi historik dhe kombëtar, mbetet patosi.
-Vetëlavdërimi.
-Viktimizimi.
-Madje u vrejt nje shfaqje brutale e narcizmit gjate intevistes me Cim Peken ..
-Në intervistë ajo ishte shumë emocionale.
-Në një moment u vetëshpall edhe “presidentja më e mirë e shekullit XXI”.
-Këtu humori bëhet i panevojshëm.
-Sepse realiteti eshte vrazhde dhe ai lene gjurme ..
-Shekulli XXI sapo ka filluar.
-Por presidentja tashmë e ka marrë 'medaljen'.
- 'Sherifja me mire e shke 21'
-Të paktën kështu deklaroi vetë.
-Ajo tha se këtë vlerësim kishte nga Albin Kurti.
-Kjo tingëllon pak e besueshme..
-Presidentja nuk pret jurinë.
-Ia jep vetes çmimin.
-Por problemi i madh i intervistës nuk ishte vetem emocioni i pa ekulibruar..
-Ishte harresa.
-Harresa politike.
-Presidentja duket se ka harruar se ishte pikërisht Baci Lilë që kontribuoi qe Vjosa Osmani te shkele Presidencen e nime tash po e shkel ..
-Sot, ai shpallet armik nga Presidentja ;
-Arsyeja?
- Një metaforë.
-Pra kemi nje situatë absurde:
-Kosova ka probleme reale.
-Por presidentja merret me figura letrare.
-Metafora paska rrezikuar shtetin.
-Kjo ngjan më shumë me nje drame komike ..
-Në sfond shfaqet edhe një mesazh i vjetër politik:
të dëshmohet se është në vijë me Hashim Thaçin kundër armiqve rugoviste ..
-Sepse Presidentes , po mungojnë argumentet, pastaj shpike armiq.
-Ndërkohë faktet mbeten kokëforta:
-Goditjet ndaj drejtësisë.
-Përplasjet institucionale.
-Dekrete që përfundojnë të ngrira në Gjykatën Kushtetuese.
-Këto nuk janë metafora.
-Janë realitet.
-Pse nuk reagon ndaj Grenelli kur e cileson si genjeshtare ?
-Por e pengon metafora e Bacit Lilë?
-Historia politike e presidentes është interesante.
-Një rrugëtim me shumë kthesa.E qebesa edhe me shume se kthesa ..
-Fillimisht pranë Fatmir Sejdiu.
-Pastaj kundër tij.
-Më pas me Isa Mustafa.
-Pastaj kundër tij.
-Dikur kunder Thaçit sot per Thaçin..
-Më vonë me Lëvizjen Vetëvendosje.E sot kunder saj ..
-Në këtë pikë duhet pranuar diçka:
presidentja është vërtet 'stratege'.
-Por jo domosdoshmërisht me strategji ideshe.
-Më shumë strategji intrigash.
-Intriga që, hap pas hapi, e çuan në krye të shtetit.
-Sot kemi një dekret të ngrirë në Gjykatën Kushtetuese.
-Dhe një intervistë që tingëllon si vajtim politik.
-Në letërsinë popullore ky zhanër quhet këngë vajtimi.
-Vetëm se këtë herë vajtuesja nuk është një figurë popullore.
-Është vetë presidentja.
-Ndërkohë, metafora e Bacit Lilë eshte metafore .
-Sepse metaforat nuk rrëzojnë shtete.
-Por ndonjëherë… zbulojnë nervat e atyre që nuk duhet të jenë kurrë në pushtet.