Çmimet e derivateve bien, Kusari: Ja sa do të paguani nga nesër

Aktuale

Çmimet e derivateve bien, Kusari: Ja sa do të paguani nga nesër

Nga: Bota sot Më: 11 mars 2026 Në ora: 23:25
Mimoza Kusari-Lila

Të dhënat e fundit të importit tregojnë një rënie të çmimeve të derivateve. Sipas informacioneve të publikuara nga Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, importi i sotëm është realizuar me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Postim i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:

Nafta: 1.40 €/l

Benzina: 1.22 €/l

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:

* Nafta: 1.54 €/l

* Benzina: 1.36 €/l

Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.

Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat