“Koha kërkon bashkim” – Abdixhiku nis thirrjen për bashkim politik rreth LDK-së

Aktuale

“Koha kërkon bashkim” – Abdixhiku nis thirrjen për bashkim politik rreth LDK-së

Nga: M.L. Më: 12 mars 2026 Në ora: 10:51
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abduxhiku ka bërë një thirrje publike për bashkëngjitje në këtë parti.

Në një postim në Facebook, ai ka ftuar institucionalistët dhe mbështetësit e Republikës që t’i bashkohen LDK-së.

Abdixhiku tha se ka vendosur të nisë një bashkim të madh politik dhe qytetar, i cili sipas tij do të tejkalojë dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës.

Postimi i plotë:

“Koha kërkon bashkim.

Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.

Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët – Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato, në kohë krizash dhe përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme.

Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim.

Le ta bëjmë.

Do ta bëjmë!” ✌️

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat