Haxhiu reagon pas tragjedisë në Vjenë: Dhimbje e madhe, qëndrojmë pranë familjeve

Aktuale

Haxhiu reagon pas tragjedisë në Vjenë: Dhimbje e madhe, qëndrojmë pranë familjeve

Më: 18 mars 2026 Në ora: 10:12
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është shprehur e tronditur pas lajmit për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë.

Ajo u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa shtoi se humbja e jetëve të bashkëkombasve në vendin e punës është dhimbje që prek të gjithë.

“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë më tronditi thellë. Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve.

Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka shkruar kryeparlamentarja në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat