Haradinaj për tragjedinë në Vjenë: I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Haradinaj për tragjedinë në Vjenë: I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës

Më: 18 mars 2026 Në ora: 13:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të trishtë lajmin për humbjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë.

“Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që i njohën”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që i njohën.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat