Vrasja në Klinë trondit familjen, viktima ishte familjar i ish-deputetes Haxhiu

Aktuale

Vrasja në Klinë trondit familjen, viktima ishte familjar i ish-deputetes Haxhiu

Nga: A.SH Më: 21 mars 2026 Në ora: 21:04
Faruk Isufi dhe Teuta Haxhiu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës, ku Faruk Isufi dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vëllai i tij, Jetmiri.

Rasti ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje shtesë për rrethanat e ngjarjes.

Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe ish-deputetja e AAK-së, Tetua Haxhiu, e cila përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se viktima ishte tezak i saj.

Ajo ka shprehur dhimbjen e thellë me një mesazh prekës:

“Lajm i hidhur vdekja jote tezak. Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gëzuam të gjithë që 5 motrat u bënë me vlla. O Zot qoju forcën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat