Analisti Driton Tali ka reaguar pas ndeshjeve të futbollit të Kosovës me Turqinë, duke bërë një postim me tone historike dhe motivuese për tifozët.
Ai ka shkruar se shqiptarët kanë pasur ndikim në zhvillimin e futbollit në Turqi, duke përmendur Ali Sami Frashërin si themelues të Galatasarayt dhe trajnerin e parë të kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare në vitin 1923.
Postimi i plotë:
Çuna, mos u ligështoni me Turqinë! 🇽🇰⚽️
Veç mbane në mend se ne shqiptarët ua kemi mësuar atyre futbollin!
Ishte Aliu, djali i Sami Frashërit (Ali Sami Frashëri i njohur ndryshe edhe si Ali Sami Yen), i cili edhe e formoi Galatasarajin edhe ishte trajneri (selektori) i parë i kombëtarës së Turqisë kur ajo e luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare me Rumaninë, në vitin 1923.
Pra baba tij neve kombin e Aliu turqëve futbollin dhe kombëtaren.