Osmani thotë se sanksionet ndaj Kosovës ishin të padrejta: Vendi u sulmua nga bandat serbe

Aktuale

Osmani thotë se sanksionet ndaj Kosovës ishin të padrejta: Vendi u sulmua nga bandat serbe

Më: 7 prill 2026 Në ora: 21:20
Vjosa Osmani

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në një emision televizivë.

Ajo është pyetur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta.

Osmani tha se Kosova u sanksionua përkundër se u sulmua nga bandat kriminale serbe.

“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi atë ditë më 2023 kanë ardhur nga bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi”.

“Pastaj kanë qenë keqkuptime të Qeverisë me aleatët tanë. Ne kemi arritur që t’i eliminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë dhe më dhjetor janë hequr ato masa”, ka thënë ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat