18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Aktuale

18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Më: 8 prill 2026 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht nga një “Zyre e ShBA-ve” në “Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë", pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se: “Me Kosovën formalisht si shtet i pavarur dhe marrëdhëniet diplomatike të vendosura, hapi tjetër ishte të reflektohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht dhe titulli i misionit u bë Ambasadë e SHBA-së në Prishtinë”.

Ky ndryshim erdhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në më 18 shkurt 2008.

Ambasada përkujton këtë moment historik si pjesë të udhëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat