Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: I kishte thënë ‘sa buzët e mira i paske

Aktuale

Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: I kishte thënë ‘sa buzët e mira i paske

Më: 9 prill 2026 Në ora: 16:08
Ilustrim

Mësuesja e nxënëses 7 vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga Ilir Ademi, punëtor teknik në një shkollë në Vushtrri, ka treguar se si ka rrjedhur rasti sipas rrëfimit të vajzës.

Në deklaratën e saj në polici, ajo ka përshkruar momentin kur ka komunikuar me nxënësen pas ngjarjes.

Sipas saj, vajza ka qenë e shqetësuar dhe ka filluar të tregojë duke qarë për atë që i kishte ndodhur gjatë rrugës për në shkollë.

“Kur kam hyrë në klasë, vajza që është nxënëse e imja ka qenë duke qarë dhe më kërkoi që t’ia thërras prindin, dhe e kam marrë vajzën dhe kemi dalë në korridor për të biseduar më gjerësisht. Vajza filloi të më tregojë duke qarë rastin që i kishte ndodhur, dhe filloi të më tregojë se duke ardhur i ka parë disa qen, duke ecur një person me biçikletë, i ka thënë ‘hajde me mua’, dhe duke ecur, vajza më tha që ai person i kishte treguar që punon në shkollën tënde, ‘hajde të të çoj unë në shkollë’, dhe rrugës duke ecur i është afruar vajzës dhe e kishte puthur dhe lëpirë në faqe dhe në buzë, dhe kjo i kishte ndodhur gjatë rrugës tri herë në tri vende të ndryshme”, ka deklaruar mësuesja t’’i ketë thënë vajza.

E pyetur, nga mësuesja nëse personi i kishte thënë diçka, e njëjta ka deklaruar se nxënësja i ka treguar se ai i kishte bërë një koment lidhur me buzët.

“I kishte thënë ‘sa buzët e mira i paske’, dhe vajza ka qenë shumë e shqetësuar duke treguar për rastin dhe nuk më ka thënë ndonjë gjë tjetër”.

A e njihni ju personin që punon në shkollë?, ka vazhduar me pyetjet mësuesja.

“Ka thënë po, unë e njoh, është rojë i shkollës sonë dhe mban emrin Ilir, dhe me pak se dy vite punon në shkollën tonë”, thuhet mes tjerash të ketë thënë vajza para mësueses së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat