Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Aktuale

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Më: 12 prill 2026 Në ora: 11:30
Flamuri

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e tyre që në luftën e fundit treguan heroizëm ndaj atdheut.

Postimi i plotë:

Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.

Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, që ranë në Prillin e 1999 dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat