Qirinjtë u punuan nga duart e grave, Rushiti: Ndezja e tyre do të thotë shumë për të mbijetuarit

Aktuale

Qirinjtë u punuan nga duart e grave, Rushiti: Ndezja e tyre do të thotë shumë për të mbijetuarit

Më: 14 prill 2026 Në ora: 18:10
Feride Rushitin, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë

Feride Rushitin, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë sonte në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës tha se qirinjtë e ndezur janë punuar nga duart e grave.

Ajo u shpreh se ndezja e këtyre qirinjve do të thotë shumë të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

“Ndezja e këtyre qirinjve, të cilët janë punuar nga duar e grave do të thotë shumë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

“Nuk është vetëm një dritë që ndriçon, por krijon një hapësirë të sigurt ku në parlament po flitet për to”, tha Rushiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat