Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, ndajmë dhimbjen me ju

Aktuale

Rasti tragjik në Malishevë, Hamza: Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, ndajmë dhimbjen me ju

Më: 16 prill 2026 Në ora: 16:02
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri në banesë kanë humbur jetën babai dhe dy fëmijët.

Me dhembje të thellë mora lajmin për këtë tragjedi të rëndë që ka goditur familjen Berisha. Humbja e babait dhe dy fëmijëve është një dhimbje e madhe dhe e papërshkrueshme për çdo familje dhe për mbarë shoqërinë tonë.

Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka theksuar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat