Pacolli: Do të krijohen standarde me qëllim të mbrojtjes së mjedisit

Aktuale

Pacolli: Do të krijohen standarde me qëllim të mbrojtjes së mjedisit

Më: 16 prill 2026 Në ora: 18:05
Fitore Pacolli

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, me ftesë të Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka marrë pjesë në një mëngjes pune me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në këtë takim është diskutuar për mekanizmat që forcojnë mbrojtjen e mjedisit.

Ajo theksoi se Kosova nuk mund të vazhdojë më me një qasje ku mbrojtja e mjedisit mbetet vetëm një objektiv, por duhet të bëhet një domosdoshmëri në çdo vendimmarrje publike.

Ministrja gjithashtu u shpreh se do të angazhohen për krijimin e standardeve të reja në projektet publike, me qëllim mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Postimi i plotë:

Të Mërkurën zhvilluam një mëngjes pune me politikëbërës dhe ekspertë për të diskutuar “Amendamentin e Gjelbër”. Kjo nismë synon që mjedisi i pastër të mos jetë vetëm një politikë institucionale, por një e drejtë kushtetuese e zbatueshme për çdo qytetar.

Pse është i rëndësishëm ky ndryshim?

Drejtësi për qytetarët: Mundëson mbrojtjen e drejtpërdrejtë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për dëmet mjedisore

-Mbrojtje për më të ndjeshmit: Adreson rreziqet disproporcionale që ndotja shkakton te gratë, fëmijët dhe komunitetet e margjinalizuara

-Standarde Evropiane: Përshpejton përmbushjen e kritereve të Kapitullit 27 për anëtarësim në BE

Falënderojmë Ministren Fitore Pacolli-Dalipi për ndarjen e prioriteteve të dikasterit të saj, Prof. Visar Morinën për prezantimin e dokumentit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për diskutimin e vlefshëm

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat