​Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet me ceremoni ushtarake

Aktuale

​Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet me ceremoni ushtarake

Më: 17 prill 2026 Në ora: 11:37
Pamje nga pritja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me ceremoni ushtarake e ka pritur homologun shqiptar, Ermal Nufi.

Pas pritjes ata po zhvillojnë një takim në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku më pas dy ministrat do të mbajnë konferencë për media, raporton KosovaPress.

Gjatë kësaj jave, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi ka takuar edhe homologun kroat, Ivan Anusiq.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar tema me interes të përbashkët që lidhen me paqen dhe sigurinë, por edhe “për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat