Dita e Dëshmorëve të Kryeqytetit, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre

Aktuale

Dita e Dëshmorëve të Kryeqytetit, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre

Më: 18 prill 2026 Në ora: 10:58
Përparim Rama

Me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama, bashkë me komandantë e familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.

Rama ka thënë se sot po nderojnë heronjtë të cilët luftuan për paqe dhe demokraci të cilat ne sot i gëzojmë.

“Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronj tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull, si shtet.

Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si çdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën për vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, ka thënë Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat