“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lushaku-Sadriu tregon çfarë e pamundësoi ujdinë me VV-në

Aktuale

“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lushaku-Sadriu tregon çfarë e pamundësoi ujdinë me VV-në

Më: 20 prill 2026 Në ora: 18:43
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka qenë e ftuar në “Frontal”.

Ajo ka thënë se nuk u arrit marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për Presidentin, sepse Albin Kurti kërkoi këtë pozitë për Vetëvendosjen.

Tutje, ajo tha se nuk duhet t’i ketë një parti dy pozita, sepse nuk ruhet balanca në mes forcave politike.

“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes”.

“Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, ka thënë ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat