Presidenti unifikues, Tahiri: Procesi ishte spektakël politik

Aktuale

Presidenti unifikues, Tahiri: Procesi ishte spektakël politik

Më: 21 prill 2026 Në ora: 14:28
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika rreth procesit për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai në një prononcim për media ka thënë se konsultimi publik sipas tij për një president unifikues ka qenë vetëm për konsum publik.

“Në fakt nuk ka ndodhur asgjë.

Konsultimi publik për një president unifikues prej ditës së parë ka qenë vetëm për konsum publik, ka qenë një spektakël politik i cili është mbajtur me dyer të mbyllura dhe është ditur epilogu,” deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat