Reagon Adriana Matoshi pas bojkotit: Nga shtëpia mburren, në Kuvend nuk vijnë

Aktuale

Reagon Adriana Matoshi pas bojkotit: Nga shtëpia mburren, në Kuvend nuk vijnë

Nga: A.SH Më: 27 prill 2026 Në ora: 19:46
Adriana Matoshi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas bojkotimit të opozitës ndaj debatit për presidentin në Kuvend.

Ajo ka kritikuar opozitën, duke thënë se nuk po marrin pjesë në seanca për t’u përballur, por reagojnë vetëm përmes statuseve në rrjete sociale.

Sipas saj, sjellja e tyre po e dëmton vendin dhe po “luajnë me fatin e popullit si në kazino”.

Postimi i plotë:

Nuk vijne me u ballafaqu ne Kuvend, po prej shpise zgerdhihen neper statuse edhe mburren qysh p’e rrezojne qeverine.

Qeshtu jeni gezu te grenelli, po tani populli ju djegi.

Qeshtu u gezut ne shkurt, po u djegt ne dhjetor.

Bollni mo se marre, se jeni ka luni me fatin e popullit si me kane t’u lu neper kazino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat