Haradinaj paralajmëron protesta: Po shkatërrohet rendi kushtetues në Kuvend

Aktuale

Haradinaj paralajmëron protesta: Po shkatërrohet rendi kushtetues në Kuvend

Më: 27 prill 2026 Në ora: 22:50
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kritikuar ashpër zhvillimet e orëve të fundit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka paralajmëruar për përshkallëzim të situatës.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se protesta është e pashmangshme për shkak të, sipas tij, shkeljeve të rënda kushtetuese që po ndodhin.

“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka shkruar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat