Abdixhiku publikon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Aktuale

Abdixhiku publikon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Më: 27 prill 2026 Në ora: 23:03
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Abdixhiku ka treguar publikisht listën e nënshkrimeve.

Kështu duke theksuar mbështetjen e plotë të subjektit që ai drejton për Osmanin në këtë proces.

Image
Nënshkrimet e LDK-së

“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe besoj që kjo ishte dashur ta përmbyllë gjithë debatin politik në Kosovë. 15 nënshkrime të LDK-së, për kandidatin e propozuar të LDK-së, por unë këto nënshkrime nuk kam dashur t’i bëj pjesë të lojërave politike, sepse janë serioze”.

“LDK-ja megjithatë vepron në mënyrë shumë institucionale dhe është serioze në qëndrimet e veta politike, nuk propozon diçka LDK-ja çfarë s’mund t’i qëndrojë prapa politikisht”, u shpreh ai.

Ky veprim vjen në kuadër të procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, ku kërkohet mbështetje formale nga deputetët për të avancuar kandidaturën në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat