Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

Aktuale

Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

Më: 28 prill 2026 Në ora: 14:36
Agim Bahtiri

Teksa pritet të nisë seanca e radhës e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, deputeti i VV-së Agim Bahtiri ka adresuar kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Duke folur në hollin e Kuvendit, Bahtiri i bëri thirrje Abdixhikut që nënshkrimet që i ka mbledhur t’i dorëzojë në Kuvend dhe të mos i mbajë, siç u shpreh ai, “nëpër skuta”.

“Jo me shku me nejt nëpër skuta.

Edhe ato nënshkrimet që ai i ka mbledh le t’i bjen ku duhet, mos t’i mbajë nëpër skuta”, deklaroi Bahtiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat