Gacaferi ironizon Musliun: Nuk ka askush që fiton ndaj sovranit – po e bllokoni shtetin

Aktuale

Gacaferi ironizon Musliun: Nuk ka askush që fiton ndaj sovranit – po e bllokoni shtetin

Nga: M.H. Më: 28 prill 2026 Në ora: 21:40
Luan Gacaferi

Analisti Luan Gacaferi ka publikuar një reagim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një fotografi të deputetes Ganimete Musliu, në të cilën ajo shihet duke bërë shenjën e “like”-ut me gisht, përcjell “Bota sot”.

Në reagimin e tij, Gacaferi kritikon ashpër qasjen që, sipas tij, çon në bllokim të institucioneve dhe dëmton interesin e qytetarëve, duke theksuar se askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e sovranit.

Postimi i plotë

“Po po dita të erdhi, por mi blloku shtetin dhe qytetarët e tij! Ama edhe mu ndje krenar e i lumtur dikush që i erdhi dita mi blloku shtetin e vet, unë kurrë as nuk kam parë e as nuk kam dëgjuar deri sot! Por dije që nuk ka ‘Gane’ mbi këtë tokë e mbi këtë dhé që e ka fituar luftën me sovranin! Ama mos harro, ma miri qesh ai që qesh i fundit!”, ka shkruar Gacaferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat