Halilaj ironizon kërkesën ndaj Gjykatës: “A ka rast në botë ku vendimi kërkohet të bazohet në nënshkrime qytetarësh?”

Aktuale

Halilaj ironizon kërkesën ndaj Gjykatës: “A ka rast në botë ku vendimi kërkohet të bazohet në nënshkrime qytetarësh?”

Nga: Bota sot Më: 4 maj 2026 Në ora: 19:13
Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj kërkesave që, sipas tij, synojnë ta ndikojnë vendimmarrjen e Gjykatës përmes nënshkrimeve qytetare.

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër ndaj kërkesave që, sipas tij, synojnë ta ndikojnë një vendim gjyqësor përmes nënshkrimeve apo dëshirave qytetare.

Në një postim në Facebook, Halilaj ka theksuar se gjykatat vendosin mbi bazën e provave, fakteve dhe ligjit, e jo mbi kërkesa politike apo presion publik.

Ai e ka quajtur të papranueshme që një organizatë me dhjetëra mijëra anëtarë të ndërmarrë një veprim të tillë, duke kërkuar të dihet se cila është baza ligjore dhe praktika gjyqësore për një kërkesë të tillë.

Postimi i plotë i Gazmend Halilajt:

Heeeeej: a ka një rast të vetem në botë, ku Gjykatës i kërkohet të vendos ne bazë të nënshkrimëve qytetare.

Miq, jo në Europë, por as në vendet ku njerëzit ende flejnë mbi drunjë, Gjykatës nuk i kërkohet qe, vendimin e saj ta mbështes në deshirat e qytetarëve.

I njoftoj fëmijet e klasës së -l-rë, ngase të klasës së -ll-të e dijnë, qe Gjykata, vendos mbi prova, fakte dhe ligj, të provuara gjatë shqyrtimit kryesor, duke vlerësuar me ndërgjegjie një nga një, e në lidhje me provat tjera.

Por, KURRRRRRRË, Aktgjykimi i cilësdo Gjykatë , nuk guxon të mbeshtetët e as të ndikohet në deshirat apo kërkesat e askuj.

Duhet të ndihemi thellësisht të turpëruar qe dikush i cili përfaqson një Organizatë prej së paku 60.000 antarëve, të marrë një veprim të tillë.

Cila është baza ligjore, cila është praktika gjyqësore nese veç ndodh diku gjatë historisë???

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat