Kush janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?

Aktuale

Kush janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?

Më: 11 maj 2026 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka bërë të ditur edhe emrat e gjashtë personave të vetëm që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit nga ky subjekt politik.

Ajo ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me këta gjashtë kandidatë për deputetë, pasi sipas saj, synim kryesor ka kalimin e pragut.

“Do të garojmë vetëm me gjashtë emra.

Është kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, pastaj janë: Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, dhe unë (Teutë Rrusta)”, ka deklaruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat